20 Prill 2024

Sot fillon “Java e Pyjeve”

Prishtinë, 20 maj - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO organizojnë sot hapjen e “Javës së Pyjeve",  aktivitetet ky i cili do të mbahet në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë, para objektit të MBPZhR-së.

Aktivitetet që do të mbahen në kuadër të kësaj jave, janë pjesë e fushatës vetëdijësuese “Pyjet janë Burim i Jetës”, e cila është mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe organizatën FAO.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e vetëdijësimit për rëndësinë e pyjeve, mënyrat e përdorimit alternativ dhe më efektiv të drurit si lëndë djegëse, si dhe mënyrat e raportimit dhe parandalimit të prerjeve ilegale.

Në hapjen e kësaj fushate, përveç ministrit Krasniqi, do të marrë pjesë edhe kryeshefi i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, përfaqësues të FAO-së në Kosovë, etj.

Në këtë aktivitet, përveç tjerash do të shpërndahen libra për ngjyrosje, me motive nga jeta në pyll, për fëmijët e klasave të ndryshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)