19 Prill 2024

Pastrohen të katër lumenjtë e qytetit të Mitrovicës

Mitrovicë, 30 prill - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Integrimeve dhe Mirëqenies Sociale, Mensur Beqiri, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave të punëtorëve të angazhuar në projektin e pastrimit të lumenjve që do të realizohet së bashku me UNMIK-un që ende  vepron në veri të vendit.

Me këtë projekt parashihet që në periudhën dy mujore, ët pastrohen katër lumenjtë e Mitrovicës. Në këtë projekt Drejtoria e Mirëqenies Sociale ka angazhuar kryesisht persona në asistencë sociale, duke ju afruar mundësi që me punë të përfitojnë për vete dhe të kontribuojnë për shoqërinë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit.

Kryetari Bahtiri ka uruar të angazhuarit në këtë projekt, duke theksuar se edhe në të ardhmen, në secilin rast, do të shikohen mundësitë që të angazhohen dhe ofrojnë mundësi punësimi për këtë kategori, që krahas obligimit për mbrojtjen e ambientit, të krijohen edhe vende pune dhe përfitimi për këto familje.

Drejtori Beqiri theksoi se në kuadër të përkushtimit që ka komuna për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit, në këtë projekt janë angazhuar 45 persona të të gjitha komuniteteve, përfshirë edhe ata të komunitetit serb, prej të cilëve gjashtë do të jenë femra, që do punojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit në periudhën dy mujore.

Burime Tahiri, një nga nënshkruesit e marrëveshjes për angazhim në këtë projekt, ka falënderuar komunën për mbështetjen, duke premtuar në emër të nënshkruesve punë dhe kryerjen me përkushtim të obligimeve dhe detyrave në pastrimin e brigjeve të lumenjve në qytetin tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)