20 Prill 2024

MBPZHR e interesuar të rritet cilësia e materialit fidanor për pemë

Prishtinë, 28 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka takuar sot drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Materialit Fidanor për pemë drufrutore dhe pemë të imta, “PlantKosova”, me të cilët ka biseduar mundësitë e zhvillimit të mëtejmë të këtij sektori.

Ministri Krasniqi i informoi ata se MBPZHR-ja do të vazhdojë të subvencionojë prodhuesit e materialit fidanor, por edhe të gjejë mundësi të ndryshme të bashkëpunimit në mënyrë që ata si prodhues të mos dëmtohen dhe po ashtu edhe kultivuesit e pemëve drufrutore dhe pemëve të imëta të kenë mundësi për furnizim me fidane cilësore.

Me theks të veçantë, drejtuesit e shoqatës shfaqen shqetësime se nga individë të ndryshëm po kontrabandohet materiali fidanor i dëmshëm dhe i pasigurt, e që kryesisht raportohet se vjen nga Serbia.

Ministri dhe drejtuesit e kësaj shoqate vlerësuan se duhet një angazhim më i madh edhe i institucioneve tjera që të ndihmojnë në ndalimin dhe parandalimin e kësaj dukurie, dhe për këtë do të kërkohet mbështetje nga institucionet kompetente.

Ministri Krasniqi kërkoi nga drejtuesit e shoqatës që bashkë edhe me departamentet përkatëse në MBPZhR të punojnë në gjetjen e një modeli të përshtatshëm të certifikimit të materialit fidanor të prodhuar në Kosovë, pra që të jetë plotësisht i sigurt dhe konform standardeve ndërkombëtare.

Ministri tha se MBPZhR-ja është e interesuar që këta prodhues të fuqizohen, por dhe anasjelltas kultivuesit e këtyre pemëve të kenë material fidanor vendor por, që është edhe cilësor sipas standardeve të kërkuara.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)