27 Prill 2024

Furrtarët mitrovicas ankohen për çmimin e lirë të bukës

Mitrovicë, 21 prill - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Inspekcionit Naim Hajra, kanë pritur përfaqësuesit e furrtarëve të Komunës, me të cilët kanë biseduar rreth problemit të shitjes së bukës.

Përfaqësuesit e furrtarëve, shprehen shqetësimin e tyre për sjelljen e bukës në Mitrovicë, nga një furrë e Skenderajt dhe nga Zubin Potoku, të cilat sipas tyre, ofrojnë bukë me çmim më të lirë se furrat vendase, duke i dëmtuar ato ekonomikisht.

Kryetari Bahtiri, iu tha atyre se, tregu i vendit është unik dhe nuk është në kompetencat e Komunës që të përcaktoj çmimin e bukës. “Ne si Komunë, mund të kontrollojmë bukën për peshë, cilësi dhe deklaracion dhe nëse këtu ka shkelje Inspekcioni mund të veprojë dhe sanksionoj këto furra. Ndryshe ne nuk mund të përcaktojmë çmimin e shitjes\", tha Bahtiri.

Ndërkaq, drejtori Hajra, i njoftoi furrtarët se nga Inpekcioni ka pas kontrolle rreth peshës dhe deklaracionit të bukës, me ç’rast në mungesë të deklaracionit në dy raste është konfiskuar bukë që vinte nga furrat e Zubin Potokut.

Ai është zotuar se Inspekcioni do të vazhdoj të bëjë mbikëqyrjen e bukës në cilësi dhe parametra të përcaktuara në peshë si dhe deklaracion, duke paralajmëruar sanksione në rast të evidentimit të shkeljeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)