24 Prill 2024

BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e bujqësisë në Kosovë


Prishtinë, 15 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim shefin e Operacioneve në Zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock, me të cilin ka biseduar për programin për bujqësi për këtë vit, dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Ministri Krasniqi falënderoi shefin Stock për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë, veçanërisht në skemën e granteve që kanë dhënë në Kosovë, me theks të veçantë në sektorin e agropërpunimit.

Ai po ashtu vlerësoi si shumë domethënëse që në kuadër të IPA 2, bujqësia është ndër tri shtyllat kyçe.

Ministri e njoftoi atë më hollësisht për Programin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2015, duke treguar se me rritjen e buxhetit kanë arritur të rrisin mbështetjen  për fermerët dhe agrobizneset vendore përmes pagesave direkte dhe granteve investive.

Nga ana tjetër, Stock vlerësoi zhvillimet në bujqësi, duke e theksuar si një fushë që ka shënuar dhe po shënon mjaft progres. Ai tha se BE-ja do të vazhdojë të rrisë fokusin në këtë drejtim, duke premtuar thellim të bashkëpunimit.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)