25 Prill 2024

Rikultivohen sipërfaqet gjelbëruese në lagjen “Ulpiana”

Prishtinë, 15 prill - Komuna e Prishtinës sot ka filluar me rikultivimin e sipërfaqeve gjelbëruese në lagjen “Ulpiana”, të cilat me vite kanë qenë hapësira të pa trajtuara.

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale “Hortikultura” janë duke i gjelbëruar këto sipërfaqe me barin adekuat për parqe, ndërsa po ashtu do të mbillen edhe lule si dhe do të largohen mbeturinat e ngurta inerte. 

Ky rikultivim do të përfshijë të gjitha sipërfaqet publike komunale në tërë Ulpianën.

Një rikultivim i tillë i sipërfaqeve gjelbëruese së shpejti do të fillojë edhe në lagjen “Bregu i Diellit”, përgjatë rrugës “B”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)