26 Prill 2024

Sindikata e Bujqve dhe Pensionistët përkrahin protestën

Prishtinë, 14 prill - Sindikata e Bujqve të Kosovës dhe Federata Sindikale e Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës, përkrahin protestën e 18 prillit.

\"Në përkrahje të qytetarëve, kundër kapjes së shtetit Për shkak të situatës së përgjithshme në vend ku po mbretëron korrupsioni e krimi i organizuar në nivel qeveritar, derisa qytetarët e vendit po ballafaqohen me mbijetesën e tyre të rrezikuar nga papunësia dhe varfëria, vlerësojmë se sot më shumë se kurrë ka nevojë për reagim qytetar.

Së këndejmi, ne si Federatë Sindikale e Bujqve të Kosovës e përkrahim plotësisht Protestën kundër kapjes së shtetit, të thirrur për datën 18 prill, nga partitë opozitare. Njëkohësisht iu bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve tanë, si dhe të gjithë qytetarëve në përgjithësi që të dalin sa më masovisht në protestë\', thuhet në komunikatën e Sindikatës së Bujqve të Kosovës.

Poashtu edhe Federata Sindikale e Pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës e përkrah çdo formë organizative të protestave paqësore kundër dukurive negative dhe për qeverisje të mirë në interes të përgjithshëm.

\"Pensionistët janë shtresa më e përbuzur dhe më e dëmtuar pas luftës dhe kjo është rezultat i qeverisjes jo të mirë. Pensionistët që 16 vjet janë të privuar nga pensioni-prona e tyre. Për pensionistët kosovarë nuk vlen as vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg. Në këtë aspekt janë organizuar edhe shumë protesta, demonstrata e peticione, por deri më tani pa ndryshime pozitive.

Prandaj pensionistët me të drejtë do të jenë pjesëmarrës të protestës kundër kapjes së shtetit, të shtunën, më 18 prill, si dhe të gjitha protestave tjera paqësore për t\'i shprehur paknaqësitë deri në realizimin e të drejtave të tyre ligjore. Pensionistët nuk do të jenë pjesëmarrës e as përkrahës të çfarëdo dhune\", thuhet në komunkatën e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)