24 Prill 2024

Sektori i qumështit po sulmohet pa fakte

Prishtinë, 14 prill - Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit Ramadan Memaj, ka deklaruar se qumështi është produkt strategjik dhe pjesë kryesore e konsumit ditor të qytetarëve dhe si i tillë, në shumë vende të botës ky produkt mbrohet me ligje dhe rregullore të veçanta.

Memaj në një konferencë për gazetarë ka deklaruar se sektori i qumështit në Kosovë, që përfshinë: prodhuesit, përpunuesit dhe fermerët punësojnë rreth 40.000 persona, apo rreth 20 % të numrit të përgjithshëm të të punësuarve ne vendin tonë, në sektorin privat. Ndërsa në aspektin e aseteve ky sektor nënkupton 500 milion euro investime direkte, apo 30 % të investimeve direkte që janë bërë në vendin tonë”, ka thënë ai.

Memaj ka bërë me dije se kompanitë në kuadër të shoqatës së përpunuesve të qumështit janë një ndër shtyllat kryesore të kësaj industrie dhe grumbulloj në rreth 170.000 litra qumësht në ditë, që në vlerë monetare mund të përkthehet në shumën prej 18 milion euro pagesa direkte për fermerët në vite, ose në total 300 milion euro deri me tani. 

“Kjo industri kujdeset po ashtu që qytetari i Kosovës të furnizohet në baza ditore me qumësht të freskët që është me vlera më të mëdha ushqyese se ai nga importi. Në krahasim me konkurrentët e vet në rajon, kjo industri gjithmonë ka qenë e anashkaluar nga institucionet përgjegjëse, dhe është dashur që tërë kohën të konkuroj produktet nga rajoni dhe më gjërë vetëm me forcat e veta”, ka thënë ai.

Memaj ka shtuar se qumështi pluhur nuk përdoret në përpunimin e qumështit dhe produkteve kryesore të saja. “Në Kosovë ka tepricë të qumështit të freskët i cili grumbullohet direkt nga fermerët, dhe ky qumësht është më i shëndetshëm për përpunim se ai pluhur”, ka theksuar ai. Sipas tij qumështi pluhur i destinuar për përpunim në të shumtën e rasteve ka kosto më të lartë se qumështi vendor i freskët dhe Qumështi vendor i freskët ka vlera shumë më të mëdha ushqyese se qumështi pluhur e po ashtu vlera më të mëdha ushqyese se shumica e produkteve të qumështit që vijnë nga importi.

Memaj, ka vlerësuar se për të evituar të gjitha paqartësitë, kjo shoqatë ka kërkuar nga Doganat e Kosovës t’i bëj publike emrat e kompanive, të cilat importojnë qumësht pluhur të destinuar për përpunim.

“Sa na përket neve, shteti lirisht mund ta ndaloj në tërë si importin e qumështit pluhur në Kosovë, kjo nuk do të ndikonte fare në operimin tonë. Disa media, pa fakte dhe si duket edhe duke punuar në interes të ndonjërit prej importueseve, kanë sulmuar dhe vazhdojnë të sulmojnë industrinë e qumështit në Kosovë. Njëra nga këto sulme ishte edhe ai i javës së kaluar i ndërlidhur me përdorimin e qumështit pluhur”, është shprehur ai.

Sipas tij, këto sulme mund të jenë të ndërlidhura edhe me faktin që tani fillon sezoni kur rritet sasia e qumështit të grumbulluar për përpunim, dhe se mu për shkak të kësaj, këto sulme të porositura nga konkurrenca ka gjasë që të intensifikohen edhe më shumë.

“Këto sulme të cilat prekin në nderin profesional; fermerin, prodhuesin dhe përpunuesin janë po ashtu shumë të rrezikshme për mbarë ekonominë e vendit. E sulmin ndaj zhvillimit ekonomik të Kosovës, duke sulmuar industrinë e qumështit që është punëdhënësi i dytë më të më i madh në vend (pas sektorit publik) nuk mund të konsiderohet asgjë tjetër pos tradhti kombëtare”, ka deklaruar Memaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)