28 Mars 2024

Rriten subvencionet për grurë, misër, luledielli e lopë qumështore

Prishtinë, 27 shkurt - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se në krahasim me vitin e kaluar, sivjet ka rritur përkrahjen përmes pagesave direkte për kultura të ndryshme bujqësore.

“Thirrjet për aplikim për përkrahjen përmes pagesave direke tashmë janë shpallur dhe aplikuesit do të kenë afat prej 45 ditësh për të aplikuar për t’u mbështetur me pagesa direkte për sektor të ndryshëm”, thuhet në njoftimin për media të MBPZHR-së.

Në krahasim me vitin e kaluar, sivjet për fermerët që mbjellin kulturën e grurit do të ketë rritje të subvencioneve për 25 për qind më shumë, pra pagesa prej 125 euro do të jetë 150 euro për hektarë, për farën e grurit pagesa nga 225 euro do të jetë 250 euro, për misër dhe luledielli pagesa nga 100 euro do të jetë 150 euro për hektarë. 

“Rritje të këtyre pagesave do të ketë edhe në sektorin e blegtorisë, ku për dele dhe dhi pagesa nga 10 euro për krerë, do të jetë 15 euro për krerë, për lopë qumështore pagesa nga 50 euro sa ishte vitin e kaluar sivjet do të jetë 70 euro për krerë”, ka njoftuar MBPZHR-ja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)