26 Prill 2024

Zgjerohet skandali me grurin dhe miellin

Prishtinë, 26 shkurt - \"Ai grurë ka hyrë në Kosovë përmes Devollit apo jo, ju sot është dashur të kishin bërë edhe klasifikimin e operatorëve. Na  tregoni cilat janë analizat tuaja të akredituara?

Ky është shqetësim kombëtar dhe duhet  t’u themi këtyre njerëzve stop, qoftë juve si AVUK, apo qoftë atyre tregtarëve.

Nëse nuk jeni në nivel të detyrës duhet të lironi hapësirë, sepse këtu është në pikëpyetje shëndeti i popullatës. Prandaj kjo dezinformatë që ju thoni se mielli ka qenë në rregull, bart sanksione penale”, ka reaguar ashpër deputeti Shaip Muja

Skandali i grurit të dyshimtë të blerë nga kompania M Sillosi prej rezervave shtetërore të Serbisë ka marrë përmasa të tjera.

Heshtjen e institucioneve shtetërore në tërësi, duke filluar që nga presidenca e me radhë, është munduar ta justifikojë komisioni parlamentar i Bujqësisë.

Ndërkohë që  pjesa më e madhe e politikanëve kanë zgjedhur të  përkrahin  kompaninë Devolli  në heshtje për arsyet që ata i dinë, zëvendëskryeshefi i AVUK –ut, Naser Krasniqi, ka pohuar se asnjëherë nuk kanë bërë analiza për grurë të destinuar për kafshët.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)