28 Mars 2024

Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale bie për 0.4 %

Prishtinë, 24 shkurt - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi 2010 - 2014 (2010=100).

Publikimi përfshin të dhëna janar - dhjetor 2010 / 2014. Për të bërë krahasime dhe për të vërejtur ndryshimet, janë prezantuar të dhëna për vitet 2010-2014 dhe për vitin bazik të vitit 2010 (2010 =100).

Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vendet tjera ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

Prodhimet të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.

Në prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë.

Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

Ndryshimi vjetor i Indeksit në vitin 2014 krahasuar me vitin 2013 (ndryshimi në %)

Në vitin 2014 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për  - 0.4 % krahasuar me vitin  2013. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 0.4. % në vitin 2014 krahasuar me vitin 2013. Indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rënie për – 1.7 % për këtë periudhë.

Ndryshimi vjetor i Indeksit në vitin 2014 krahasuar me vitin 2010 (ndryshimi në %)

Në vitin 2014 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për  17.9% krahasuar me vitin  2010. Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 15.3 % në vitin 2014 krahasuar me vitin 2010. Indeksi vjetor total i prodhimeve bujqësore ka rritje për 16.5 % në vitin 2014 krahasuar me vitin 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)