25 Prill 2024

Kërkohet komision hetimor për aferën e krundeve

Prishtinë, 24 shkurt - Për dy orë radhazi, nga ora 10:00 deri në orën 12:00 të paradites së të hënë, kreu i Shoqatës së Mullisëve, Misin Voci, ka dëshmuar para tre oficerëve hetues të sektorit të antikrimit ekonomik, rreth skandalit me grurin e skaduar të blerë nga rezervat shtetërore të Serbisë nga kompania “M. Sillosi”, e cila më pas e ka hedhur në treg në formën e miellit, ndonëse destinimi i grurit të skaduar ishte për kafshët.

“Unë dëshmova ato që kam thënë edhe për mediat, në lidhje me TVSH-në. Ne jemi të dëmtuar. Vetëm për ‘Devollin’ dhashë emra. Policia më tha se do të ndërmarrin hetime dhe se do të mbanin në dijeni”, është shprehur Voci.

Ky i fundit pak ditë më parë deklaroi për gazetën “Kosova Sot’ se kompania ‘Devolli’ është vetë shteti i Kosovës dhe se nuk ka kush e ndalon këtë  kompani.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)