18 Prill 2024

Zvicra dhe Kosova thellojnë partneritetin në bujqësi

Prishtinë, 28 janar - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, me të cilën kanë biseduar për punën që po bëhet në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Marty Lang për mbështetjen që Zvicra i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.

Ai po ashtu e ka njoftuar ambasadoren edhe për progresin që është shënuar në këtë sektor, si dhe për investimet të cilat planifikohet të bëhen  në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti. Më tej, ministri Krasniqi, ka treguar se me dyfishimin e buxhetit për bujqësinë, do ta rrisin përkrahjen financiare për fermerët dhe agrobizneset vendore.

Ministri shprehi gatishmërinë e tij për të thelluar edhe më tej partneritetin mes Kosovës dhe Zvicrës, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Nga ana e saj, ambasadorja Krystyna Marty Lang, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)