19 Prill 2024

Mbyllet Sezoni i Gjuetisë 2014-2015

Prishtinë, 26 janar – Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, bazuar në Ligjit Nr.02/L-53 për Gjuetinë dhe në Udhëzimin Administrativ MA-NR. 11/2007 për Sezonin e Gjuetisë ka marrë vendim për mbylljen e Sezonit të Gjuetisë 2014 – 2015.

Sezoni i Gjuetisë shpallet i mbyllur nga data 31.01.2015. Mbyllja e Sezonit të Gjuetisë pёr tё gjitha llojet e kafshëve tё egra bëhet duke u bazuar në Kërkesën Nr. 146/2, të datës 22.01.2015 të Departamentit të Pylltarisë, bazuar në zvogëlimin e fondit të kafshëve të egra si pasojë e gjuetisë ilegale, degradimit të habitateve natyrore, veçanërisht pyjeve dhe kushteve të pavolitshme klimatike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)