25 Prill 2024

Krasniqi: Investimet në sektorin e bujqësi do t’i rriten nga viti në vit

Prishtinë, 22 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ka pritur të hënën në takim shefen e zyrës greke në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou, me të cilën kanë biseduar për punën që po bëhet në fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si dhe për objektivat e kësaj ministrie për mandatin e ardhshëm.

Ministri Krasniqi me këtë rast ka falënderuar ambasadoren Athanassiadou për mbështetjen që Greqia i kanë dhënë në vazhdimësi Kosovës në sektor të ndryshëm, duke shprehur bindjen se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.

Ai e ka njoftuar ambasadoren me progresin e shënuar në fushën e bujqësisë, duke treguar edhe për investimet, të cilat pritet të bëhen në këtë sektor në kuadër të Strategjisë dhe Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020. “Investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisim nga viti në vit, duke e fuqizuar edhe më tej këtë sektor, i cili është kontribuesi kryesor në  zhvillimin ekonomik.

Edhe në kuadër të strategjisë shtatëvjeçare, ne do të përfshijmë skema edhe më të larmishme përkrahëse për fermerët dhe agrobizneset vendore, në mënyrë që t’i rrisim aftësitë e tyre konkurruese”, ka thënë ministri Krasniqi.

Nga ana e saj, Ambasadorja Athanassiadou ka uruar Ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Greqisë për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit. Të dy u pajtuan për të vazhduar komunikimin në funksion të gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit me interes të të dyja vendeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)