23 Prill 2024

Stavileci: Bujqësia është bërë sektor i rëndësishëm

Prishtinë, 12 dhjetor - Ish - ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Blerand Stavileci, ka deklaruar se në mandatin e tij ka arritur që sektori i bujqësisë ta bëj të rëndësishëm.

Ai gjatë një konference përmbyllëse për medie ka paraqitur të arriturat e mandatit të tij në MBPZHR. i ka thënë se kemi arritur që sektorin e bujqësisë ta bëjmë të rëndësishëm po aq sa është thënën se është i rëndësishëm, por që nuk ka pasur trajtim meritor dhe gjatë gjithë kohës është nënvlerësuar.

“Një gjë të tillë e cila ka ekzistuar ka qenë një frymë negative një pasiguri dhe nuk ka pasur shpresa për atë së si duhet të veprojmë në të ardhmen. Ne kemi marr ministrinë me një buxhet prej 10 milionë dhe tash e dorëzojmë për 60 milionë euro, është një kapërcim sasior dhe cilësor i mrekullueshëm që e dëshmon rëndësinë  që do e këtë kjo ministri. Ne në këto vite kemi përkrahur më shumë se 100 mijë fermerë nëpërmjet granteve dhe subvencioneve, Kemi mbështetur 80 mijë vende pune ekzistuese dhe kemi krijuar mbi 10 mijë vende pune të reja, kemi subvencionuar më shumë se 200 mije hektarë tokë të punueshme, janë subvencionuar 1.5 milionë krerë bagëtish, kemi përfunduar 3 mijë projekte të zhvillimit rural nëpërmjet granteve, si rezultat i punës dhe stimulimit janë mbledh rreth 60 mijë hektarë të rije me kultura të ndryshme bujqësore, janë future në sistemin e ujitjes rreth 20 mijë hektarë tokë bujqësore”, ka theksuar ai.

Stavileci ka deklaruar se në fazën e ardhmes do filloj të lëvizin treguesit makroekonomik e që duhet të jenë qëllimi kryesor i kësaj qeverie, të zvogëlohet importi, të rritën eksportet dhe të vazhdohet me krijimin e vendeve të reja të punës sepse sektori i bujqësisë ka një potencial të tillë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)