28 Mars 2024

USAID përmbyll programin “Mundësitë e reja për bujqësi”

Prishtinë, 11 dhjetor - Programi \"Mundësitë e reja për bujqësi\" i përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim (USAID), ka shënuar të enjten përfundimin e punës.

Programi i cili ka zgjatur katër vjet, ishte fokusuar në agrokulturë, kryesisht prodhime të reja në Kosovë, duke përfshirë prodhimin e mjedrës, boronicat , asparagu, trangujt e vegjël, dredhëzat, bimët mjekësorë dhe prodhimet të tjera.

Në konferencën përmbyllëse, përfaqësuesit e USAID-it, kanë treguar se përgjatë kësaj kohë janë futur 149 teknologji dhe praktika të reja të menaxhimin, ku më shumë se 3000 fermerë i kanë përvetësuar këto praktika.

Po ashtu gjatë konferencës, është bërë e ditur se ky program ka ndihmuar në gjenerimin e më shumë se 6 mijë vendeve të punës me orar të plotë si dhe ka mundësuar krijimin e lidhjeve tregëtare në nivele lokale, rajonale dhe evropiane me eksporte të suksesshme të pemëve dhe perimeve të freskëta.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim (USAID), ka ofruar ndihme ekonomike dhe humanitare për më tepër se 40 vjet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)