25 Prill 2024

Regjistrimi i Bujqësisë deri sot arrin të realizohet 85 për qind

Vushtrri, 17 nëntor - Projekti i Regjistrimit të Bujqësisë në Republikën e Kosovës që ka filluar më 1 nëntor,  deri tani ka arritur afër 85% të realizimit të tij.

Puna në terren nuk ka ngecur në ndonjë vështirësi dhe ekonomitë familjare, pra pjesa më e madhe e tyre, i janë përgjigjur me gatishmëri të plotë Projektit të Regjistrimit të Bujqësisë.

Zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), sot në një konferencë për media, të realizuar në terren, konkretisht në Komunën e Vushtrrisë, kanë prezantuar rrjedhat e deritashme të Regjistrimit të Bujqësisë në Republikën e Kosovës. Në Komunën e Vushtrrisë, deri sot janë regjistruar 90 për qind të ekononmive familjare bujqësore.

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi tha se “kemi një përqindje të realizueshmërisë prej 80 deri në 85 për qind të këtij projekti”.

Ai edhe një herë potencoi se problem mbeten vetëm katër komunat në veri të Kosovës, të cilat deri më sot nuk i janë përgjigjur projektit të Regjistrimit të Bujqësisë.

Sipas tij, procesi i punës nëpër 34 komunat e Kosovës po shkon ashtu siç është pritur nga kjo agjenci dhe se ky projekt do të përfundojë në afatin e paraparë, pra më 20 nëntor të këtij viti.

Për katër komunat në veri, Krasniqi tha se më datën 10 të këtij muaji iu kemi drejtuar për herë të fundit kryetarëve të këtyre komunave për të marrë pjesë në Regjistrimin e Bujqësisë, por nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Kështu, sipas tij,  ditët e mbetura konsiderohen të pamjaftueshme për të filluar regjistrimin në këto komuna.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku tha se kjo komunë  është e pasur me tokë bujqësore, andaj edhe e vlerësoi lartë projektin e Regjistrimit të Bujqësisë.

 Ai theksoi se në në komunën që ai drejton kanë arritur t’i përgjigjen këtij projekti  rreth 90 për qind të ekonomive familjare bujqësore.

Po ashtu, ai tha se “ka edhe nga ato familje, që nuk i janë përgjigjur këtij projekti me arsyetimin se deri tani nuk kanë përfituar ndonjë subvencion për bizneset e tyre”.

Mirëpo, me rastin e kësaj Konference për media, ai u bëri thirrje banorëve të kësaj ane, se duke iu përgjigjur Regjistrimit të Bujqësisë, ekonomitë familjare bujqësore por edhe bisneset bujqësore do të kenë referenca më të mira për aplikim të ndonjë subvencioni prej komunës, Qeverisë, por edhe prej ndonjë donatori të jashtëm.  

Edhe nikoqiri nga ekonomia familjare bujqësore, z. Zymer Merovci, i cili merret me kultivimin e patates tha se “e përkrahim këtë proces, i cili është në dobinë tonë, dhe iu kisha bërë apel atyre që kanë hezituar, që ta përkrahin këtë proces”.

Ndryshe, projekti i Regjistrimittë Bujqësisë është financuar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorë të ndryshëm, si Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Bashkimi për Zhvillim – Ambasada e Suedisë - SIDA, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar  - DFID, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, Qeveriae Danimarkës dhe Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut. Ky fond quhet Fondi Mirëbesimit dhe menaxhohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Mbështetjen e Projekteve (UNOPS).

Kostoja totale e projektit është afro 4.7 milionë euro. Nga projekti i Regjistrimit të Popullsisë kanë mbetur 2.2 milionë euro. Pjesa tjetër rreth 2.5 milionë euro është siguruar nga Qeveria e Kosovës dhe nga donatorët. Kjo kosto përfshin periudhën 2012-2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)