19 Mars 2024

184 fermerë përfitojnë farë gruri dhe pleh mineral

Kaçanik, 15 tetor - Komuna e Kaçanikut ka mbështetur 184 fermerë, të cilët kanë përfituar nga një 100 kilogramë farë gruri dhe nga 100 kilogramë pleh mineral, nëpërmjet projektit për subvencionimin e fermerëve për mbjelljet vjeshtore.

Zylfi Koxha, drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë (DBZHRP), thasët e parë me farë gruri dhe pleh mineral ia ka ndarë fermerit Arif Luzha nga fshati Begracë.

Drejtori Koxha me këtë rast ka theksuar se Komuna po mundohet që nëpërmjet subvencionimit të fermerëve të nxitet zhvillimi i bujqësisë, respektivisht shtimi i sipërfaqeve të mbjella me kulturë gruri. Ai ka thënë se sivjet fermerët janë mbështetur edhe nëpërmjet projekteve tjera si furnizimi i fermerëve me farë misri dhe pleh mineral, furnizimi me koshere bletësh, ndërsa është realizuar edhe projekti për ndërtimin e kanalit të ujitjes prej fshatit Doganaj deri në lagjen Lekaj.

Ndërkaq, fermeri Arif Luzha në emër të fermerëve që përfituan farë gruri e pleh artificial, e ka falënderuar Komunën, respektivisht DBZHP-në për mbështetjen e vazhdueshme ndërsa në emër të fermerëve, ai kërkoi rritjen e subvencioneve në lëmin e bujqësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)