19 Mars 2024

Inaugurohet laboratori për pyje në Pejë

Pejë, 15 tetor - Me funksionalizimin e laboratorit për hulumtime aplikative në pylltari, po krijohen mundësitë për mbrojtjen e shëndetit të pyjeve dhe për ndërmarrjen e masave adekuate në parandalimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve pyjor.

Pajisja e Institutit për Pyje me këtë laborator, i cili është inauguruar sot, është mbështetur financiarisht nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe nga Qeveria e Finlandës, ndërsa implementimi i këtij projekti është bërë nga FAO.

Me rastin e inaugurimit të këtij projekti, zëvendësministri i Bujqësisë, Qazim Qeska, ka vlerësuar se ky laborator modern do të shërbejë për zhvillimin e mëtejmë të sektorit të pyjeve.

“Krahas këtij projekti, Qeveria e Kosovës ka edhe shumë projekte tjera, të cilat do të ndihmojnë edhe në të ardhmen zhvillimin e mëtejmë të sektori pyjor, potencialet e cilit janë mjaft të mëdha në vend”, ka thënë zëvendësministri Qeska.

Në anën tjetër, kryeshefi i Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, ka treguar se viteve të fundit, së bashku me donatorët  e huaj kanë bërë investime të mëdha në sektorin pyjor në vend, të cilat sipas tij kanë ndikuar edhe në ngritjen e kapaciteteve të prodhimit të fidanëve në fidanishten e këtij agjencioni në Pejë.

“Instituti i Pylltarisë, i cili funksionin në kuadër të APK-së, me mbështetjen e FA0-së ka arritur të funksionalizoj këtë laborator, i cili do të shërbejë për hulumtime aplikative dhe testime, përmes të cilave do të arrijmë të bëjmë vlerësimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve të pyjeve, ku në këtë mënyrë do e mbrojmë shëndetin e pyjeve”, ka thënë kryeshefi Zejnullahu.

Kosova sipas ambasadores së Finlandës në Kosovë, Anne Meskanen, ka qenë vendi i vetëm në rajon që nuk ka pasur laborator të pyjeve dhe kjo sipas saj ka qenë edhe arsyeja që kanë investuar në këtë projekt kaq të rëndësishëm për sektorin e pyjeve.

Ajo po ashtu ka thënë se Qeveria Finlandeze do të vazhdojë mbështetjen e këtij sektori edhe në të ardhmen, ku nga kjo mbështetje do të përfitojë edhe ky laborator.

Ndryshe, funksionet dhe detyrat e laboratorit për hulumtime aplikative në pylltari, do të realizohen në përputhje me planin nacional për monitorimin e shëndetit pyjor dhe nevojat që paraqiten në ekosistemet pyjore.

E në kuadër të këtij laboratori do të funksionojnë edhe disa njësi tjera organizative, siç është njësia për analiza laboratorike entomologjike, ajo për analiza fitopatologjike, për analiza të farërave dhe për testime fiziko-kimike të tokës.


    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)