23 Prill 2024

Përpunuesit e qumështit sërish në protestë

Prishtinë, 14 gusht -  Qindra qumështarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës kanë nisur protestën sot para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar nga institucionet e vendit që të ndërpritet importi, pasi, sipas tyre, ai po i dëmton prodhuesit vendorë.

Qumështarët kanë paralajmëruar se nëse nuk realizohen kërkesat e tyre, ata do t’i bllokojnë kufijtë e Kosovës. 


Ata kanë thënë se nëse nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë për problemin e tyre, atëherë përsëri do ta ndërpresin grumbullimin e qumështit.

Institucionet e Kosovës janë arsyetuar se nuk mund të bëjnë ndalim të importit të qumështi, pasi Kosova është pjesë e CEFTA-s dhe çdo shkelje e saj bart pasoja për vendin. Protesta është organizuar Shoqata e Përpunuesve të Qumështit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)