20 Prill 2024

FAO kërkon ndihma për urinë dhe thatësirën në Sudanin e jugut

Romë, 1 gusht - Organizata e bujqësisë dhe produkteve bujqësore në OKB, FAO ka kërkuar më shumë ndihma për tu përballur me urinë dhe thatësirën në Sudanin e jugut.

FAO me anë të një deklarate thotë se mungesa e fondeve dhe mangësia në shpërndarjen e ndihmave për sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe gjuetisë në Sudanin e jugut, ka krijuar mangësi të shumta dhe uri në këtë vend. deri tani FAO ka marrë 42 milion dollarë nga gjithsej 108 milion dollarë të përcaktuar për të ndihmuar 1.2 milion banorë në Sudanin e jugut.

Një prej funksionarëve të lartë të FAO-s pasi e ka cilësuar në krizë situatën aktuale në Sudanin e jugut tha se në rast se nuk shtohen ndihmat financiare fondi i tanishëm mjafton vetëm 345 mijë familje të dëmtuara në këtë vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)