25 Prill 2024

Drejtoria e Bujqësisë ndau koshere për bletë për 77 fermerë

Prishtinë, 17 korrik - Drejtoria e Bujqësisë dhe  Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës, në bazë të planit të punës për vitin 2014, ka bërë ndarjen e koshereve të bletës për 77  fermerë  nga  Komuna e Mitrovicës.

Me rastin e shpërndarjes së koshereve,  i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Agim  Bahtiri, i cili theksoi se  është e rëndësishme  që sa më shumë fermerë të merren me prodhimin e mjaltës. Sipas tij, Komuna e Mitrovicës është duke bërë gjithçka që fermerëve në Mitrovicë, në forma të ndryshme, të ju  ndihmohet.

“Ju uroj sukses në  punën tuaj.  Ne jemi të përkushtuar që të ju dalim në ndihmë. Zhvillmi   i Bujqësisë është  një  ndër prioritet kryesore tgë qeverisjes time, andaj ne edhe në të ardhmen do të ju ndihmojmë”, tha Kryetari Bahtiri.

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Mitrovicës, Veton Rexha, tha se janë ndarë nga tre koshere  për bletë, për 77 fermerë. Sipas tij, kjo do të jetë një ndihmesë për bletarët nga Komuna e Mitrovicës.

“Duke u bazuar  në faktin se Mitrovica ka një numër  të konsiderueshëm të fermerëve që merren me bletari, ne kemi vendos që me  koshere për bletë të përkrahim bletarët. Besoj se kjo do të shërbej që fermerët t`i rrisin kapacitet e tyre prodhuese përmjaltë”, tha drejtori Rexha.

Edhe fermerët janë shprehur shumë të kënaqur me përfitimin  e koshereve të bletëve. Fazli Ibishi, bletar, tha se kjo është një ndihmesë e madhe për të. “Me këtë do të mund të rris numrin e bletëve dhe më ketë edhe prodhimtarinë e mjaltës”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)