20 Prill 2024

Inkurajohen femrat që të merren me bujqësi

Mitrovicë, 15 prill - Drejtori për Bujqësi dhe  Zhvillim Rural, Veton Rexha, ka vizituar fermën e Nadire Hasanit,  në fshatin Frashër i Madh, ku është njoftuar me punën, veprimtarinë, vështirësitë dhe nevojat që ka ajo në zhvillimin e  mëtutjeshëm të biznesit të saj.

Zonja Hasani e cila ka shpjeguar punën që ajo bënë  në këtë fermë,  tha se para tre viteve ka filluar me përpunimin e pemëve dhe perimeve, përkatësisht konservimin e tyre për në treg.

Hasani ka thënë  se deri tani është  përkrahur edhe nga  IADK dhe OJQ CBM. Sipas saj, ndihmesa  e tyre ka ndikuar që ajo sot të ketë një biznes  i cili i sjell të ardhura për familjen e saj. Hasani shtoi e në të ardhmen dëshiron ta zgjeroj biznesin e saj.

“Tash e një kohë merrem me këtë biznes. Kam filluar vetëm nga dëshira, por tash po kam sukses edhe në shitjen e këtyre produkteve. Unë po  shpresoj që këtë biznes që e kam, ta rrisë në të ardhmen. Ne të kaluarën  jam ndihmuar për këtë biznes, që ka pas ndikim pozitiv në punën time”, ka thënë ajo.

Ndërsa, Veton Rexha, drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e ka vlerësuar këtë vullnet dhe dëshirë të fermeres Hasani për të zgjeruar aktivitetin e saj.

Ai i ka premtuar se në bazë të planit të Punës së vitit 2014, për subvencionimin e fermerëve, do të përkrahen edhe gratë në zonat rurale.

“Ne në bazë të planit të punës për këtë vit, kemi subvencionuar një numër të caktuar bujqish. Në këtë kuadër, në do t`i mbështesim edhe gratë në zonat rurale, duke përfshi edhe biznesin tuaj”, ka thënë  drejtori Rexha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)