28 Mars 2024

Shpejt ekzekutohen subvencionet e fermerëve

Prishtinë, 13 prill - Kostoja mesatare e mbjelljes së 1 hektari me grurë sillet në rreth 450 euro, ndërsa subvencioni që përfitojnë fermerët nga Ministria për 1 hektar të mbjellë me grurë është 125 euro.


Për 1 hektar të mbjellë me farë gruri është 225 euro dhe për 1 hektar të mbjellë me misër, lulediell dhe kultura të tjera vajore është 100 euro. Ndërsa, për 1 hektar të mbjellë me perime në fushë të hapur është 300 euro.

Në Kosovë tashmë kanë filluar mbjelljet pranverore. Por fermerët thonë se po vazhdojnë të përballen me vështirësi financiare, pasi  sipas tyre, këtë vit është rritur dukshëm çmimi i farës së misrit dhe i pajisjeve tjera të nevojshme për mbjellje.Ndërsa, sa u përket subvencioneve të Ministrisë së Bujqësisë, thonë se nuk mjaftojnë 100 euro për hektarë me misër.

\" Krahasuar me vitin e kaluar, fara është shtrejtuar shumë vitin e kaluar. Një thes që vitin e kaluar ka qenë 18 euro, sot e bleva për 27 euro. Dhe pleh është shtrejtuar për 4 euro, kurse subvencionet prej 100 euro nuk po mjaftojnë, thotë Gani Dobratiçim  fermer në Lebanë.

Ndërsa fermeri Hanifi Llumnica këtë vit ka vendosur të mjellë vetëm një hektar me misër kurse pjesën tjetër me elb dhe grurë. Kjo për arësye se i frikësohet motit të thatë. Sipas tij, nëse do të mbretërojë kohë e njejtë, thatësi,  humbjet do të ishin shumë të mëdha sepse mundësia për ujitje në këtë pjesë të Barilevës është e vështirë.

Zëdhënësni i minsitrisë së Bujqësisë Adil Behramamaj tha për RTK i quan të mjaftushme shumën e subvencionimit. 


\" Kostoja mesatare e mbjelljes së 1 hektari me grurë sillet në rreth 450 euro ndërsa subvencioni që përfitojnë fermerët nga Ministria e Bujqësisë për 1 hektar të mbjellë me grurë është 125 euro. Për 1 hektar të mbjellë me farë gruri është 225 euro dhe për 1 hektar të mbjellë me misër, lulediell dhe kultura të tjera vajore është 100 euro. Ndërsa, për 1 hektar të mbjellë me perime në fushë të hapur është 300 euro. 

Subvencionimi bëhet për t’ua ulur koston prodhuesve fermerëve dhe për t’i rritur të ardhurat e tyre dhe nuk është aspak për t’u nënvlerësuar si përkrahje e drejtpërdrejtë financiare, sepse përmes tyre mbulohen në masë të konsiderueshme të gjitha inputet e nevojshme bujqësore për punimin e tokës dhe për mbjelljen e kulturave bujqësore\", thotë Behramaj.

Sipas tij, te kulturat pranverore, duke përfshirë edhe grurin, tashmë ka përfunduar periudha e aplikimit, dhe kanë aplikuar rreth 18 mijë fermerë për të përfituar subvencione prej Ministrisë së Bujqësisë.

Ai shtoi se pas fazës së kontrollit të sipërfaqeve të mbjella në teren, brenda një periudhe të shkurtër do t’iu ekzekutohen edhe subvencionet fermerëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)