14 Gusht 2018

Njëmijë ekonomi përfitojnë nga projekti i KEDS-it në Pejë

Pejë, 7 korrik - Rreth njëmijë familje dhe biznese të shtrira në zonën qëndrore të qytetit të Pejës, që nga ‘Dulia’ tek ‘Ura e Gurit’ e gjer tek Hoteli ‘Gold’, kanë pëfituar tension stabil, energji kualitative dhe kanë shmangur rrezikun e avarive të ndryshme energjetike ndër vite.

Kjo është bërë e mundur pas projektit investiv nga KEDS-i, i cili tashmë ka përfunduar dhe është mirëpritur nga të gjithë banorët e komunitetit.

“Ne kemi kuptuar rëndësinë dhe nevojën e këtij investimi në kohë. Janë vënë rreth
40 shtylla betoni për tension të ulët dhe 1 mijë e 600 metra kabllo. Trafo poashtu ka qenë investim i mëhershëm. Ky është një investim nga i cili kanë pëfituar mëse njëmijë ekonomi familjare e biznesore”, deklaron zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Në këtë zonë të qytetit të Pejës ka biznese të shumta dhe po ashtu institucione publike por edhe banesore, ndaj edhe ndikimi pozitiv i këtij projekti vërehet dukshëm tek të gjithë pëfituesit. Njëri nga të cilët është edhe Fidan Dauti, me një biznes të vogël në këtë anë. Dauti shprehet i kënaqur me investimin e KEDS-it për të cilin thotë se ka qenë koha e fundit për tu bërë diçka para se rreziqet nga rrjeti i vjetëruar të bëheshin mëse serioze.

“Ka qenë koha e fundit për të ardhë ky investim. Puna është kryer mirë dhe ka ndiku që të na vije një furnizim stabil me rrymë. Për bizneset rryma është sikur ajri, andaj kjo që ka bërë KEDS-i është projekt që na ka ndihmuar shumë”, deklaron Dauti.

Projekti në fjalë i KEDS-it, përfshinë disa bashkësi territoriale të qytetit të Pejës. Investime të tilla, gjithnjë sipas planit dinamik të paraparë në komunën dhe rajonin e Pejës po vazhdojnë nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2018 - Lëvizja Vetëvendosje hap dyert e zyrës së saj për të pritur bashkatdhetarët që kanë ardhur në sezonin e pushimeve në Kosovë. (Selia e VV-së, Arbëri, ora  10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen Ilazi në Livoç të Ulët. (Fshati Livoç të Ulët, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë fjalë rasti në mbledhjen komemorative të organizuar nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”- Fakulteti i Mjekësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës pas ndarjes nga jeta të profesorit Mujë Shala. (Amfiteatrin e Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bën inaugurimin e shtëpisë për familjen e Shaban Zahirit. (Fshati Livoç të Ulët, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Junaid Chndrigar për herë të parë në Ballkan do prezantojë në edicionin 9 të Festivalit të filmit te animuar Anibar. (Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 14:00)

- Ushtruesi i Detyres se Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim Kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit në komunën e Klinës. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)