17 Janar 2018

Banorët e Jetës së Re të Lipjanit tash janë rehat me rrymën

Prishtinë, 20 qershor - Fokus i investimeve nga KEDS ka qenë edhe fshati Jeta e Re në komunën e Lipjanit.

230 familje në këtë fshat tash janë bërë rehat me rrymën. Problemet me shtyllat e vjetra dhe tensionin e dobët, tashmë i takojnë të kaluarës.

Projektet investive të KEDS-it të zbatuara në këtë anë, ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin kualitativ e stabil për ekonomitë familjare dhe biznesore në këtë rajon.

Sipas planit KEDS-i ka përfunduar punimet në fshat, duke implementuar 140 shtylla të tensionit të ulët, 40 shtylla të tensionit të mesëm, 6300m rrjet i tensionit të ulët dhe 1200m rrjet të tensionit të mesëm. 

Me rritjen e popullsisë në këtë fshat, janë në rritur edhe nevojat për shtimin e kapaciteteve të reja energjetike. KEDS ka bërë këtë të mundur dhe banorët thonë se tani jetën më të lehtë.   

“ Një shi që binte, telat i binin për tokë dhe rryma u nalke. Edhe kur kishim rrymë u kanë shumë e dobtë, e u deshke me prit 5-6 orë me u nxe bojleri. S’ na rehatojke kurrë. Tash 100 mijë hise është më mirë dhe na po jetojmë më mirë”, ka thënë Mejreme Golloreni nga ky fshat.

Nga rrjeti i ri energjetik që ka implementuar KEDS-i, në fshat kanë përfituar edhe bizneset që zhvillojnë veprimtarinë këtu.   

“Kjo është e mirëseardhur. Kemi qenë katastrofë. Telat e tensionit të lartë na kalonin përmbi fabrikë. Tash na i kanë largu dhe ndjehemi më rehat. Makinat e punës kanë qenë të rrezikuara kur punonin me rrymë njëfazore. Tash më nuk kemi probleme”, ka thënë Nexhmedin Krasniqi, pronar i fabrikës për dyer dhe dritare “Dugi” në fshat.

Në kuadër të planit zhvillimor KEDS parasheh eliminimin e të gjitha lokaliteteve me rënie të tensionit në tërë territorin e vendit, zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit në bazë të kërkesave të popullatës dhe ekonomisë.               
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Janar 2018 - Mbahet mbledhje e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për ndërmarrjet sociale. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 303, ora 10:00)

- Në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, nesër më 17 janar 2018, zhvillohen homazhe te shtatorja e Skënderbeut. (Shtatorja e Skënderbeut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit, për vitin 2017 si dhe shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit, për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Për nder të 18 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, do të mbahet shënimin simbolik të këtij përvjetori, në të cilin pjesëmarrës do të jenë Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Ministri i Financave Bedri Hamza, palët e interesit dhe donatorët. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla  C 301, ora 11:00)

- Prezantohen projektet e studentëve, të cilët do të pasqyrojnë punën që është bërë gjatë semestrit dimëror 2017/18. (Fakulteti i Edukimit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluejtshme, me raport amandamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Finanaca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të vizitojë kompaninë e prodhimit të produkteve farmaceutike “Trepharm”. (Hapësirat e “Trepharm” në Sllatinë, ora 12:30)

- Komuna e Gjilanit ben zbulimin e bustit te heroit Gjergj Kastrioti - Skenderbeu. (Sheshi kryesore para zyres se kryetarit ne Gjilan, ora 13:00)

- Mbahet Akademi kushtuar 550 vjetorit të Skënderbeut, me ç ‘rast do të promovohet pulla postare e Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë në të cilen do të nderohen edhe figurat e shquara të shqiptarëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, në 36-vjetorin e vrasjes së tyre. (Teatri Kombëtar të Kosovës, ora  15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademin e Flakes se Janarit 2018, qe i kushtohet 550 vjetorit te vdekjes se heroit kombetar Skenderbeu dhe 50 vjetorit te protestave masive per flamurin kombetar. (Teatri i Qytetit, ora 16:00)

- Muzeu i Kosovës, me nismën e "Museum Illyricum" - Zvicër, organizojnë ekspozitë me libra; pulla dhe bankënota nga mesjeta e deri në vitet '30-ta. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

- Hapet ekspozitë 55 portrete për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Në 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skenderbeu dhe 50 vjetorit të protestave masive për flamurin kombëtar organizon aktivitetin Peneli i Flakes. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)