29 Mars 2024

Kush e kolapsoi shëndetësinë kosovare

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Një mjek eminent i cili me vite të tera profesionin e mantelbardhit e ushtron në QKUK-e dhe i cili fal profesionalizmit, humanitetit dhe korrektesisë ka qenë dhe është shëmbull në profesionin e tij të shenjtë ku ka arritur titullin shkencor mjaft të lartë në sferen e mjekesisë sot kur e takova rastesisht në periferi të qytetit me disa shokë të tij, i zhgenjyer si kurrnjihere më parë tha \"Kur nuk kam qenë me i zhgenjyer se sot.

Jo pse kam gjendjen me te keqe materiale ,perkundrazi, por sa i përket nivelit të shëndetësisë, jemi në fund të pusit.

Edhe në kohen e regjimit të Milosheviqit, sa i përket atij sistemi, ka pasur segregacion dhe pengesa të hapura në sferen e posteve udhëhqese, por profesionalisht kemi arritur te punojmë dhe të reflektojmë karshi te sëmuarëve mjaft mirë.

\"Sot, jo ke pengesa në cdo drejtim, cdo gje eshte politizuar skajshmerisht, dhe papergjegjesia eshte ne kulmin me te madh qe mundet me e pas nje shoqeri.

Nuk funksionon asnjë hallke e komunikimit, sa i perket zingjirit komandues. Fajtore kryesor janë, deputete e ministra, te gjithe kryministrat që pati Kosova dhe klanet e bandat qe kooperojne shume mire mes veti me keta politikaje, për intersa personale e klanore!

Nuk e kam leshuar Kosoven as ne kohet me te veshtira,por ndoshta per shkak te perspektives se femijeve,tani do isha larguar,edhe pse ,kudo qe te jem me dhenmb kjo gjendje ne te cilen eshte katandisur shendetesia kosovare\", tha pos tjerash dr i nderuar...

A janë keta qe tani po kërkojnë vota dhe e kanë kolapsu shëndetesisnë kosovare, siq prezenton edhe dr ne fjalë.?

Me siguri po, bile me te zeshmit qe flasin per ndryshime

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)