18 Prill 2024

Mbahet konferenca shkencore 'Sfidat e sigurisë në Kosovë'

Prishtinë, 29 maj - Sot në Akademinë e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP), organizon konferencën e parë shkencore me temë “Sfidat e sigurisë në Kosovë”.

Qëllimi kryesor i kësaj konference është  që përfaqësuesit e organizatave të sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Kosovë të debatojnë për çështjen e sigurisë si dhe ti prezantojnë gjetjet e tyre më të rëndësishme rreth kësaj çështje  të cilat janë prezentë në Kosovë,  rajon dhe më gjerë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, prof.dr.Ass. Bejtush Gashi, dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, përfaqësuesit e Agjencioneve të Sigurisë Publike, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare, ICTAP, BE dhe OSBE. 

Në këtë konferencë do të debatohet për tema që kanë të bëjnë për çështje të sigurisë. Mr.Sc.Ejup Maqedonci me temën ”Kërcënimet Hibride Sfidë Globale e Kohërave Moderne”, prof. dr. Jonuz Abdullai - Uejl dhe Hasan Asani do të flasin për temën “Kriza politike në Maqedoni dhe ndikimi i saj në sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, prof. dr. John R. Ficher dhe Muhaedin Bela  “A Policy Analysis Frameëork to Study the Impacts of the Migrant Problem in the Balkans, the European Union, and the United States” etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)