17 Gusht 2017

KEDS me dy projekte investive në Llozicë

Prishtinë, 15 prill - Investimi i rradhës që i vie rajonit të gjërë të Gjakovës nga KEDS, është ai në fshatin Llozicë.

KEDS ka zgjidhur problemin e kahmotshëm me dy projekte madhore investive, për mëse 200 konsumatorë të kësaj ane.

Trafostacione të reja, rikonstruktimi i rrjetit të tensionit të ulët, ndërtimi i lartëpërçuesit 10 kilovatësh dhe montimi i 100 shtyllave të reja të betonit, janë disa nga investimet që Llozicës i kanë ardhur në kuadër të dy projekteve të realizuara sipas dinamikës së paraparë, njoftojnë në KEDS.

Në mesin e 194 konsumatorëve përfitues në lagjet Zogaj dhe Foniqt, është edhe Arbnor Dobruna, i cili shprehet i lumtur që projekte të tilla kanë arritur në këtë anë.

“Investimet që shihen, se pari i kanë dhënë gjallëri fshatit. Shpresoj se kanë ulur edhe rrezikun e avarive serioze. Llozica ka pasur nevojë tash e shumë vjet për investime. Këtu në të kaluarën nuk kanë funksionuar as amvisëritë më elementare për jetën, si pasojë e tensionit të ultë dhe jo stabil”, shprehet Dobruna.

Vetëm në lagjen Zogaj KEDS nga ngritur 58 shtylla të tjera të reja nga betoni si dhe ka investuar në shtrirjen e rreth 2 mijë e 500 metrave kabllo të re.

Ditë më parë në një deklarim për media Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka përgëzuar KEDS-in për projektet investive që ka shtrirë gjatë vitit 2016 në rajonin e Gjakovës, duke u shprehur se pret projekte të tilla edhe gjatë këtij viti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Gusht 2017

- Ambasadori amerikan Delawie merr pjesë në ceremoninë e betimit të grupit të katërt i përbërë nga 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë, të cilët do të shërbejnë në Kosovë për dy vite në kuadër të programit arsimor në gjuhën angleze pranë Korpusit të Paqes në Kosovë, si mësues të gjuhës angleze. (Restorani Briliant ne Hajvali, ora  10:00)


- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Presidentin e UEFA-së, z. Aleksandar Ceferin. (Ndërtesa e Qeverisë, ora: 12:45 VETËM PAMJE)

- Ministria e Diasporës organizon konferencen me teme “Nxitja dhe Promovimi i Investimeve të Diasporës në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 14:00)

- Komuna e Lipjanit bën perurimin e fushave të hapura sportive në qytet. (Lipjan, ora 20:00)