29 Mars 2024

Prezantohet filmi i animuar 'Bëhu aktiv, merr iniciativë'

Prishtinë, 28 mars - Këshilli Rinor Kosovar (KYC) organizon ngjarjen me temë “Bëhu aktiv, merr iniciativë”.

Në ngjarje do të prezantohet filmi i animuar “Bëhu aktiv, merr iniciativë” i përgatitur nga nxënësit të cilët e kanë paraqitur perspektiven e tyre rreth gjendjes së arsimit në vend.

Ndër të tjera, përshtypjet e njëjta rreth problematikave do të shfaqen dhe nëpërmjet artit në një ekspozitë pikturash realizuar nga nxënësit po ashtu.

Ngjarja do të prezantoj përveç të tjerash dhe punën e KYC karshi ngritjes së cilësisë së arsimit si dhe disa tregime suksesi të arritura.

Këshilli Rinor Kosovar është organizatë jo qeveritare që vepron në tërë territorin e Kosovës, nën ombrellën e së cilës që nga viti 2005 funksionon Këshilli i Nxënësve të Kosovës, strukturë nacionale që përfaqëson zërin e të gjithë nxënësve të shkollave të mesme, në mënyrë që të i mbroj interesat e tyre dhe të bashkëpunoj me zyrtarët e shkollave, mësimdhënës dhe prindërit për të ngritur cilësinë e arsimit në vend. 

Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)