28 Mars 2024

Përmbyllët projekti 'TIK mësimi elektronik në arsim'

Prishtinë, 28 mars - Prishtinë, 28 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit të BE-së “ Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe Mësimi Elektronik në Arsim”.

Ministri Bajrami, pasi ka falënderuar Bashkimin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep procesve në arsim theksoi se, zbatimi i projektit ka një rëndësi jashtëzakonisht në madhe në reformimin e sistemit arsimor dhe transformimin gradual të shkollave nga shkollat klasike në shkolla moderne.

“Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nuk është më zgjedhje, por është domosdoshmëri për të përmirësuar sistemin e arsimit. Ky projekt ka një rol të veçantë në tranzicionin e shkollës sonë nga një shkollë klasike në një shkollë moderne. Përdorimi i TIK- ut lehtëson mësimdhënien dhe mundëson që Kosova të jetë në trend me proceset globale të edukimit”, është shprehur ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, po ashtu theksoi se nga ky projekt përfituesit kryesorë do të jenë nxënësit, ndërkaq theksoi se Ministria e Arsimit është e vendosur në modernizmin e sistemit arsimor dhe aplikimin e mësimit elektornik në shkolla.

Në këtë ngjarje, e pranishme ishte edhe udhëheqësja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova, e cila theksoi se, është e lumtur që është prezente në këtë ceremoni, ku edhe po shënohej përfundimi i projektit për pajisjen e shkollave me internet dhe mjete të avancuara të teknologjisë.  Apostolova  tha se, BE e ka vendosur arsimin si prioritet në agjendat e saj dhe gjithmonë do të përkrahë Kosovën me projekte të tilla.

Projekti “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe Mësimi Elektronik në Arsim”- faza e dytë, ka ndihmuar më shumë se 50 shkolla, duke i pajisur ato me internet dhe mjete të teknologjisë së informacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)