28 Mars 2024

KEDS investon në rrjetin elektrik të Lloshkobares dhe Bibajt

Prishtinë, 11 mars - Në dy fshatra të Komunës së Ferizaj Lloshkobare dhe Bibaj janë vendosur shtylla e trafo që kanë përmirësuar rrjetin elektrik në këto vendbanime. Projekte këto investuese që janë kryer nga KEDS.

Në fshatin Lloshkobare është energjizuar trafostacioni me fuqi 160 kilovatësh. Gjithashtu është ndërruar largpërçuesi 10 kilovatësh me gjatësi prej 270 metrash.

Ky fshat ka përfituar gjithashtu edhe 6 shtylla betoni dhe 12 shtylla të tensionit të mesëm. 

Në Lloshkobare është bërë edhe ndërrimi i shtyllave të drurit me 20 shtylla të reja të betonit, dhe shtrirja e kabllos bystek me gjatësi prej 1000 metrash.

Sipas inxhinierëve të KEDS-it nga ky investim në fshatin Lloshkobare kanë përfituar 50 familje.

Projekt i ngjashëm është implementuar edhe në fshatin Bibaj. Aty është energjizuar trafostacioni me fuqi 160 kilovatësh dhe është ndërtuar largpërçuesi 10 kilovatësh me gjatësi 970 metra.

Ekipet e distriktit të Ferizajt në KEDS në kuadër të këtij projekti gjithashtu kanë vendosur edhe 19 shtylla të betonit dhe 12 shtylla të tensionit të mesëm.

Ky projekt ka paraparë edhe largimin e shtyllave të vjetra, ku janë larguar shtyllat e drurit dhe janë zëvendësuar me 22 shtylla të betonit.

Inxhinierët që kanë punuar në këtë projekt kanë thënë gjithashtu se janë shtrirë edhe kabllo bystek me gjatësi prej 2000 metrash dhe kanë përfituar 35 familje.

Ata kanë shtuar gjithashtu se pritet të përfitojnë edhe 30 shtëpi të tjera nga ky projekt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)