29 Mars 2024

NATO mbetet e zotuar për pranin e KFOR-it në Kosovë

Prishtinë, 21 shkurt - Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjenerali Curtis Michael Scaparrotti vizitoi  sot shtabin qendror  të Forcës së Kosovës, NATO-s.

Gjatë vizitës së tij, Gjenerali Scaparrotti  u mirërprit nga Gjeneral Majori Giovanni Fungo, Komandant i Forcave të Kosovës (KFOR) dhe u informua mbi zhvillimet e fundit në situatën aktuale të sigurisë dhe asaj socio-politike në Kosovë. Në veçanti, stafi i KFOR-it theksoi rezultatet e rëndësishme të arritura nga KFOR-i për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirië të lëvizjes.

Gjeneral Scaparrotti gjithashtu takoi  “Ambasadorët e Kuintit” të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara si dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë – respektivisht Përfaqësuesin Special të UNMIK-ut, Përfaqësuesin Special të BE-së, shefat e misionit të EULEX-it dhe OSBE-së.

Gjatë këtyre takimeve, ata diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet organizatave të komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve në Kosovë, me qëllim të rritjes, përmes dialogut, të stabilitetit dhe sigurisë së përgjithshme të Kosovës.

“Stabilitieti i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie kritike për NATO-në,”tha Gjenerali Scaparrootti. “KFOR-i është operacioni ynë më i gjatë dhe luan një  rol të rëndësishëm në situatën stabile të sigurisë për të ofruar kohën dhe hapsirën e nevojshme për  progresin dimplomatik.”

Scaparrotti përfundoi konferencën për shtyp duke thënë: \"Derisa Kosova ecë përpara dhe përqafon të ardhmen e saj, NATO mbetet e zotuar për të bërë pjesën e saj. Ky është një proces i bazuar në kushtet në terren. Ne do të mbajmë një prani fleksibile, parandaluese dhe do të bëjë ndryshime vetëm kur situata e sigurisë t’a lejojë.”


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)