19 Prill 2024

Përurohet fabrika e mobileve “Mobile Karagaq” në Pejë

Prishtinë, 28 tetor - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në hapjen e fabrikës së mobileve “Mobile Karagaq” në Pejë.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmed Muhaxheri, kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gerxhaliu, si dhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe ndërmarrës të këtij lokaliteti dhe rajoni.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami përgëzoi pronarët për hapjen e kësaj fabrike që punëson rreth 20 punëtorë.

Ajo theksoi që ministria që ajo drejton dhe Qeveria e Kosovës janë vazhdimisht të angazhuara që të krijojnë një ambient më të mirë për bizneset, duke hapur rrugë për krijimin e vendeve të reja të punës.

Ajo nënvizoi se është kënaqësi të shohim se kompanitë tona po adoptojnë standarde të larta të cilësisë së produkteve falë aplikimit të metodave dhe teknologjive moderne të cilat po i instalojnë dhe kështu po hapin rrugën drejt tregjeve jo vetëm në vend por edhe atyre të huaja, si konkurrentë të denjë. 

Ministrja Bajrami po ashtu, vizitoi edhe kompaninë “BIBITA” dhe “BIRRA PEJA”, me ç’rast u informua për së afërmi me aktivitet e këtyre kompanive prodhuese si dhe inkurajoi kompanitë që të vazhdojnë me punën e mirë që janë duke e bërë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)