25 Prill 2024

Asfaltohen tre rrugë në Komunën e Klinës

Klinë, 28 tetor - Në Komunën e Klinës janë asfaltuar tre rruge, dy në qytet “Mic Sokoli” dhe “ Kuvendi i Lezhës”, si dhe rruga në fshatin Gjurgjevik i Madh për të cilat janë investuar rreth 130 mijë euro. Mbarëvajtjen e punimeve e ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, i cili ka uruar banorët për rrugët e asfaltuara.

“Këto projekte kanë për fokus mirëqenien e qytetarit tonë duke krijuar lehtësi në lëvizje në zonat rurale dhe urbane. Gati të gjitha rrugët në qytet janë asfaltuar”, ka thënë me ketë rast kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota.

Sipas tij, Komuna e Klinës është e përkushtuar, që brenda mundësive të krijojë kushte sa më të mira për jetesë, për të gjithë banorët e saj. Banorët e këtyre rrugëve që janë bërë me asfalt kanë falënderuar Komunën e Klinës, veçanërisht kryetarin Sokol Bashota për përkushtimin e treguar në realizimin e këtyre tre projekteve dhe shumë të tjerave që janë dhe po realizohen në gjithë komunën.

“Qëllim i yni është rritja e mirëqenies dhe krijimi i kushteve sa më të mira për jetesë. Së shpejti pritet edhe asfaltimi i dy rrugëve tjera në qytetin e Klinës, derisa është duke u punuar edhe në projekte tjera në infrastrukturën rrugore në Kerrnicë e Klinafc. Janë duke u realizuar edhe projekte në fushën e bujqësisë, të arsimit dhe segmente tjera\", ka shtuar Kryetari Bashota.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)