29 Mars 2024

KGjK kërkon nga politika të përmbahet nga deklaratat gjyqësore

Prishtinë, 27 tetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), kërkon nga subjektet politike që të përmbahen nga deklaratat lidhur me vendimet gjyqësore.

"Vlerësojmë se deklaratat e tilla dëmtojnë drejtëpërdrejtë pavarësinë e gjyqësorit, e cila është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës."

"Vendimet e gjykatës janë vendime të bazuara në ligj, andaj kushdo që kërkon ndërhyrje në këto vendime bënë ndërhyrje të drejtpërdrejtë dhe cenon punën e pavarur të gjyqësorit\", theksohet në reagimin e KGJK-së.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, është duke bërë të pamundurën që të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, kështu që një veprim i tillë është pengesë në realizimin e këtij qëllimi.

"I sqarojmë opinionit publik dhe pikërisht për rastin në fjalë se, cilado nga palët, që është e  pakënaqur me vendim gjyqësor, mund ta atakoj atë në rrugë institucionale dhe ligjore, përmes ankesës, si mjet i rregullt juridik, dhe mjeteve tjera të jashtzakonshme, të parapara me ligj.\"

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bazuar në Kushtetutë i siguron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se do t’i trajtoj të barabartë, pavarësisht përkatësisë etnike, racore,  kombëtare, fetare, partiake, apo pozite në shoqëri dhe se do të vazhdojë të angazhohet për një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)