29 Mars 2024

Në Raportin e të “Bërit Biznes 2017” ATK rangohet 34 vende më lartë

Prishtinë, 27 tetor - Banka Botërore në raportin e saj vjetor për ambientin e të bërit biznes ka ranguar Kosovën në pozitën 60 nga 190 ekonomitë botërore që vlerëson ky raport.

Ndërsa, indikatori “pagesa e tatimeve” ka pozicionuar ATK në pozitën 43 apo 34 pozita më lartë se sa në vitin e kaluar, ku ishte në pozitën 77.

Ky ndryshim signifikant ka ardhur si rezultat i shumë reformave të ndërmarra në ATK, e veçanërisht finalizimin e sistemit elektronik për deklarimin dhe pagesën e tatimeve online.

ATK, e mirëpret këtë vlerësim nga Banka Botërore duke radhitur ATK në pozitën e 43 nga 190 vende (sisteme tatimore) dhe do të vazhdojë edhe me tutje me reforma, me qëllim të avancimit të ambientit të të bërit biznes,  në veçanti që pagesa e tatimeve të jetë me një kosto minimale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)