24 Prill 2024

Largpërçues i ri në fshatrat e Gjakovës

Prishtinë, 27 tetor - Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka rinovuar rrejtin në fshatin Muhadër të Gjakovës.

Drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, Shkumbin Kastrati tha se ky investim ka qenë i nevojshëm, meqë disa herë kanë pranuar ankesa nga banorët për problemet me rrjet të energjisë elektrike në këtë pjesë.

Ai tha se investimet e KEDS kanë ndikuar në përmirësimin e  rrjetit, si dhe eliminimin e rreziqeve.

 “Investimet në fshatin Muhader degëzimi Muhall e Shehut konkretisht në segmentin e ri të Largëpërçuesit Bistrazhini, ka ardhur në kohën e duhur”, tha Kastrati.

Sipas tij investimet e KEDS-it gjatë këtij viti kanë ndikuar pozitivisht në stabilizimin e rrjetit në shumë rajone të Gjakovës, ku janë ndërruar shtylla të tensionit të lartë dhe të mesëm me stabilimente përcjellëse.

Në degëzimin e largpërçuesit “Bistrazhini”, kyçet vendbanimi i quajtur Muhalla e Shehut me dy trafo stacione.

Sipas inxhinierëve të KEDS-it ky largpërçues është ndërtuar sipas të gjitha normave teknike.

“Largpërçuesi ka gjatësi prej 560 metrash dhe zëvendëson largpërçuesin e vjetër i cili kalon nëpër zonën malore me gjatësi prej 1150 metrash dhe është i dëmtuar”, thonë në KEDS.

Sipas kësaj kompanie prishjet më të mëdha në këtë dalje janë mu nga ajo zonë, ku përveç tjerash edhe shtyllat e kalbura dhe përçuesit e dëmtuar, shpeshherë kanë bërë që të ketë rënje te rrjetit energjetik.

“Janë ngritur dhe montuar 10 shtylla betoni 12 metrash. Janë montuar 13 konzolla metali, 133 izolatorë dhe janë instaluar 400 kilogram përçues”, thonë inxhinierët e KEDS-it.

Në Planin Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes deri në vitin 2025, parashihet  që të vendosen 3500 trafo stacione të reja bashkë me ato që do të rinovohen dhe mbi 2000 kilometra të rrjetit të ri, që do të kontribuojnë në modernizimin dhe avancimin e rrjetit të shpërndarjes në standarde evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)