19 Prill 2024

Kuvendi mban seance për vlerat e luftës së UÇK-së

Prishtinë, 27 tetor - Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për të debatuar për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Kryesia ka shqyrtuar një kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK-së lidhur me situatën e krijuar pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për rastin “Drenica II”.

Për të thirrur seancën e jashtëzakonshme me kërkesë për diskutim të kësaj pike, janë mbledhur 40 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, sipas procedurave të rregullta me ligj.

Seanca e jashtëzakonshme  do të fillojë në ora 10:00 dhe pastaj do të vazhdohet me seancën e rregullt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)