29 Mars 2024

Këmbehen përvojat mjeksore për Metastasat e Kancerit të Gjirit

Prishtinë, 27 tetor - Shoqata e Onkologëve të Kosovës organizon konferencën profesionale me temë “Metastasat e Kancerit të Gjirit”.

Në këtë ngjarje ligjërues do të jenë specialistë të fushës nga Akershus UH, Norvegji dhe ligjërues nga vendi.

Kjo konferencë është kredituar me pikë nga Bordi  për Edukim të Vazhdueshëm në Ministri të Shëndetësisë  dhe është në vazhdën e aktiviteteve të shumta që kemi gjatë muajit Tetor, si muaj i ndërgjegjësimit për Kancerin e  Gjirit.

Qëllimi i konferencës është të shtjellohet kjo problematikë në aspektin multi-disciplinar si një formë e vazhdueshme e ngritjes së vetëdijes ndaj kësaj sëmundje dhe këmbimit të përvojave të profesionistëve mes vete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)