19 Prill 2024

Kuvendi mban seance për vlerat e UÇK-së

Prishtinë, 26 tetor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, shqyrtoi kërkesën e 40 deputetëve nënshkrues të Kuvendit, për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatohej për vlerat e UÇK-së në raport me situatën e krijuar.

Kryesia pranoi kërkesën e deputetëve nënshkrues dhe vendosi që seanca e jashtëzakonshme të mbahet nesër në orën 10:00.

Edhe pse kërkesa parashihte mbajtjen e kësaj seance sot, me miratimin e të gjithë anëtarëve të Kryesisë dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, Kryesia vendosi që seanca të mbahet një ditë me pas, duke iu dhënë kështu kohë dhe mundësi të gjithë deputetëve që të jenë të pranishëm në punimet e kësaj seance.

Seanca e rregullt plenare, e paraparë për nesër në orën 10:00, do të mbahet pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)