26 Prill 2024

15 kamionë me mbeturina largohen nga fshati Patinë i Komunës së Vushtrrisë

Vushtrri, 26 tetor - Lëvizja Mjedisore "Let's Do It Kosova" në një aksion pastrimi, ka arritur të largojë 15 kamionë me mbeturina nga një pronë private në fshatin Patinë të Komunës së Vushtrrisë.

Aksioni është realizuar nga vullnetarët e Lëvizjes Mjedisore "Let's Do It Kosova", ndërsa ndërmarrja "Uniteti" ka ofruar makinerinë e saj, për largimin e mbeturinave nga deponia ilegale e mbeturinave.

Në aksion kanë kontribuar edhe banorët e këtij fshati, të cilët janë zotuar se do ta mbajnë të pastër këtë vend.

Po ashtu, \"Let\'s Do It Kosova\" ka filluar ndërmjetësimin që fshati Patinë të bëhet pjesë e sistemit të grumbullimit të mbeturinave dhe ndërmarrja \"Uniteti\" të fillojë shtrirjen e shërbimit edhe në atë fshat, si masë parandaluese për krijimin e deponive të tilla të mbeturinave.

Aksionet e tjera do të vazhdojnë që nesër, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve për përgjegjësitë që kanë karshi mjedisit.

Po ashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve për mobilizim në aksione të pastrimit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë në mbrojtjen e ambientit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)