24 Prill 2024

MKRS është e hapur që të bashkëpunojë ngushtë me zyrën e BE-së

Prishtinë, 25 tetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar sot një takim pune me Natalia Apostolova, Përfaqësuese e Posaçme e BE-së, me të cilën ka bashkëbiseduar rreth çështjeve të interesit të përbashkët dhe bashkëpunimit të MKRS-së me këtë zyre, në fushat specifike, që lidhen me kulturën, trashëgiminë kulturore, sportin dhe rininë.

Fillimisht ministri Shala i uroi Apostolovas mirëseardhje në Kosovë dhe u shpreh se MKRS-ja është e hapur që të bashkëpunojë ngushtë me zyrën e BE-së në Kosovë/PPBE në dobi të kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit, dhe shtoi se MKRS-ja këtë zyre e konsideron tejet të rëndësishme për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja Apostolova e falënderoi ministrin Shala për pritjen dhe u shpreh se bashkëpunimi me MKRS-në do të vazhdojë në fusha specifike që kanë të bëjnë me kulturën, rininë, sportin dhe veçmas me trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Po ashtu, me një theks të veçantë, ndërmjet ministrit Shala dhe përfaqësueses së posaçme së BE-së në Kosovë, Apostolova, u bisedua edhe rreth nevojës që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet Institucioneve të Kosovës dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, nëpërmjet organizimit të takimeve të përbashkëta dhe bashkëbisedimit si rruga më e mirë për t’i trajtuar të gjitha çështjet e interesit të përbashkët dhe shqetësimet që lidhen me trashëgiminë kulturore të Kosovës.

Më tej, Shala dhe Apostolova u shprehën se bashkëpunimi dhe bashkëbisedimi janë rruga më e mirë për të krijuar një klime të mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë dhe u zotuan se do të punojnë për një gjë të tillë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)