29 Mars 2024

Belgjika përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Prishtinë, 25 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së  Kosovës, Skender Hyseni,  ka pritur në takim njoftues shefin e ri të zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, z. Jean Louis Servais.

Me këtë rast ministri Hyseni e uroi për postin e ri dhe i ofroi përkrahjen e tij të plotë.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, si në rrafshin politik, por edhe në atë të koordinimit të aktiviteteve në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit etj.

Me këtë rast ministri Hyseni vuri në pah  përkrahjen që ka dhënë Mbretëria e Belgjikës për Republikën e Kosovës, veçanërisht në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Në veçanti ministri Hyseni kërkoi përkrahjen e Mbretërisë së Belgjikës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në INTERPOL. 

Ndërsa shefi i zyrës diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, z. Jean Louis Servais, falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve.

Ai tha se Mbretëria e Belgjikës edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të përkrahë Republikën e Kosovës, në avancimin e mëtejmë të proceseve demokratike.

Po ashtu ai vlerësoi punën e Policisë së Kosovës dhe theksoi se Mbretëria e Belgjikës përkrahë plotësisht anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)