19 Prill 2024

Kushtetuta i garanton gruas te drejten në pronë dhe në trashëgimi

Prishtinë, 25 tetor - Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha sot ka marr pjesë në Konferencën me temë “Procesi i trashëgimisë - zvogëlimi i informalitetit dhe garantimi i të drejtave pronësore të gruas në Kosovë”, mbështetur nga USAID - programi i të Drejtave Pronësore.

Në fillim të fjalës së saj, Ministrja Hoxha përshëndeti të pranishmit dhe ju shprehu mirënjohje zyrtarëve të përfshirë në përmirësimin e infrastrukturës me qëllim të fuqizimit dhe garantimit të të drejtave të gruas duke përfshirë në planin legjislativ ndryshimet e ligjit me qëllim të rregullimit dhe avancimit të kësaj fushe, të ndjeshme dhe të domosdoshme. Njëkohësisht falënderoj edhe Ambasadën e SHBA-së, Ambasadorin Delawie dhe USAID-in, që temën e të drejtave pronësore të grave e trajtuan me prioritet.

“Me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, një gruaje njëjtë si një burri, i garantohet e drejta në pronë, e drejta në trashëgimi. Çështje thelbësore është pyetja: Pse gruaja heq dorë nga diçka që i takon ligjërisht”, theksoi Ministrja Hoxha

Tutje, Ministrja Hoxha vazhdoi duke theksuar se avancimi i të drejtave të grave në pronë nuk mund të trajtohet ndaras nga fenomenet tjera sociale dhe ekonomike dhe heqja dorë nga pasuria është e drejtë e secilit, mirëpo, kjo e drejtë nuk mund të shndërrohet në shkëputje të grave nga kjo e drejtë.

“Me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore, të barazisë dhe fuqizimin e gruas dhe të drejtave të saj, kjo fushë do të jetë një nga prioritetet e mandatit tim, andaj, jam krenare që sot po kontribuojmë bashkë me këtë aktivitet duke i shërbyer këtij qëllimi”, tha Ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha theksoi po ashtu se ligjet që nuk zbatohen nuk kanë vlerë dhe përmendi faktin se përmirësimi i legjislacionit dhe zbatimi i tij është vetëm hapi i parë drejtë arritjes së rezultateve konkrete. Njëkohësisht Ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar që të fuqizohet zbatimi i legjislacionit, ndërsa në kuptim të ndërtimit të mekanizmave ligjor mbrojtës të kësaj barazie, do të ofrohet mbështetjen e duhur institucionale.

Në fund të fjalës së saj, Ministrja Hoxha ju drejtua të pranishmëve me fjalët se kjo temë e hapur sot si problematikë dëshmon përkushtimin tonë ndaj realizimit të barazisë për pronën dhe për trashëgiminë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)