28 Mars 2024

MF anulon konkursin për zgjedhjen e Drejtorit të Doganës

Prishtinë, 25 tetor - Ministria e Financave (MF) ka bër të ditur se me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të Institucioneve shtetërore si dhe për hir të transparencës si dhe dhënies së mundësive për të pasur një konkurrueshmëri sa më të gjerë Ministria e Financave njofton opinionin se ka marrë vendim për anulimin e konkursit për pozitën, Drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës.

Anulimi i konkursit është bërë për të bërë të mundur zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe Ambasadori britanik në Kosovë Ruari O’Connell.

Sipas kësaj marrëveshje, ekspertët ndërkombëtar do të angazhohen në mbikëqyrjen e procesit të zgjedhjes së drejtorit që nga fillimi.

Përmes kësaj qasjeje sigurohet transparencë e plotë në procesin konkurrues dhe përzgjedhje e drejtorit vetëm në bazë të meritës dhe profesionalizmit.

Pozita e Drejtorit të përgjithshëm vlerësohet si pozitë e lartë shtetëror, prandaj me qëllim të zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ky konkurs duhet të përsëritet.

Ministria e Financave garanton që përsëritja e këtij konkursi dhe zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit do të ndikojë në zhvillimin e një procesi transparent dhe të besueshëm, ashtu siç ishte synuar me planin e rekrutimit të Ministrisë së Financave.

Ministria e Financave kërkon mirëkuptim nga aplikantët si dhe i fton ata për konkurrim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)