18 Prill 2024

Qeveria do të vazhdojë përkrahjen për zhvillimin e Mitrovicës

Mitrovicë, 24 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, vizitoi Mitrovicën.

Pas vizitës në Komunë, kryeministri Mustafa dhe kryetari Agim Bahtiri, mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen e Qeverisë për Komunën e Mitrovicës në përmbushjen e detyrave të tyre si dhe ngritjen e kapaciteteve, në mënyrë që të jenë më efikase në obligimet ndaj qytetarëve. Në këtë kontekst, kryeministri theksoi rëndësinë e përkrahjes së Mitrovicës, si një komunë më specifike.

“Biseduam edhe për përkrahjen që Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i jap Komunës së Mitrovicës, e cila është Komunë specifike e ngarkuar edhe me një pjesë të qytetarëve që më parë kanë jetuar në pjesën veriore por që tani jetojnë në këtë pjesë dhe janë shpenzime suplementare për Komunën, qoftë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe në fushat tjera komunale, për çfarë në mënyrë specifike do të gjejmë zgjidhje të përbashkët”, theksoi kryeministri Mustafa.

Përveç ndërtimit të Zonës Ekonomike, që do të ndihmoj punësimin dhe prosperitetin ekonomik të kësaj Komune, kryeministri Mustafa u interesua edhe për ndërtimin e urës së re mbi lumin Ibër, që do të mundësoj një komunikim shumë më normal të qytetarëve në këto dy pjesë të Mitrovicës.

“Unë mendoj që në përgjithësi në Mitrovicë po bëhet një punë mjaft e mirë, dhe mendoj se kjo punë po ndikon tani që të relaksohen marrëdhëniet, që qytetarët ta ndjejnë veten më mirë.\"

\"Por, është bërë edhe një hap shumë i mirë në komunikimin me pjesën veriore, që nuk ka qenë më parë, që mundëson që problemet e qytetarëve tanë atje dhe këtu të jenë probleme të cilat diskutohen lirshëm dhe në një platformë krejtësisht tjetër në krahasim me atë që e kemi pas më parë”, tha kryeministri Mustafa, duke ofruar përkrahjen e Qeverisë edhe në projektet e vitit të ardhshëm të Komunës së Mitrovicës.

Nga ana e tij, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kërkoi që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në të ardhmen.

“Shpresojmë se ne do të kemi një bashkëpunim më të fuqishëm, edhe pse kemi pasur në të kaluarën, por çdoherë duhet të mendohet tek e ardhmja, dhe unë shpresoj që së bashku do t’ia dalim që Mitrovicën, por edhe shumë çështje tjera, t’i bëjmë të përbashkëta”, tha kryetari Bahtiri.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)