18 Prill 2024

Italia do të mbështesë Kosovën për investimet në infrastrukture

Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Infratsrukturës, Lutfi Zharku priti sot në një takim pune ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë këtij takimi ministri Zharku, dhe ambasadori Piero Cristoforo Sardi biseduam për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Italisë, në fushat që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës.

Mëtutje, Ministri Zharku e njoftoi ambasadorin Italian, me projektet që janë duke u zhvilluar në infrastrukturën rrugore, si vazhdimin e ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, që e lidhë Kosovën me Maqedoninë, procedurat që po zhvillohen për ndërtimin e pjesë së Autostradës Prishtinë-Nish, si dhe për projektet tjera të rëndësishme për vendin tonë.

Ministri Zharku theksoi rëndësine e ratifikimit nga Parlamenti Italian  të marrëveshjes për transportin e mallrave dhe udhëtarëve.

Në anan tjetër ambasadori Sardi e njoftoi ministrin se Republika e Italisë këtë vit do t’a udhëheq procesin e Berlinit përmes të cilit parashikon  investime në infrastrukture në vendet e Ballkanit Përendimor .

Ministri Zharku kërkoi përkrahje në shtyerjen e këtyre proceseve me theks të veçantë për financimin e autostrades Prishtinë –Merdarë dhe linjes hekurudhor Leshak –Hani Elezit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)