18 Prill 2024

Biznesmeni Pagarusha ndihmon QKUK-në dhe spitalet me batanije

Prishtinë, 24 tetor - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) përkatësisht Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është ndihmuar me 1000 batanije donacion nga biznesmeni  Skender Pagarusha nga Malisheva, i cili jeton dhe vepron në Slloveni dhe Dubai.

Me rastin e dorëzimit të këtij donacioni, Pagarusha,  theksoi se ka parë shumë të nevojshme të ndihmojë  klinikat e QKUK-së dhe disa spitalet të përgjithshme, meqë në sezonin e dimrit nevojat për batanije janë të mëdha.

Përveç  QKUK-së,  ai ka ndihmuar me 300 batanije Spitalin e Përgjithshëm në Prizren, 100 në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj dhe po ashtu,  100 në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Në shenjë të falënderimi për këtë donacionin, biznesmeni  Pagarusha,  u nderua me një letër falënderuese  nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, i cli  e vlerësoj ndihmesën e dhënë nga ana  e tij.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)